50 vjet burgim për ish presidentin e Liberisë

Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar të mërkurën ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, me 50 vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krime lufte gjatë konfliktit në Siera Leone.

 

Taylor ngarkohej me 11 akuza për ndihmë dhe nxitje të rebelëve në konfliktin e përgjakshëm në vendin fqinj, i cili zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 2002 me më shumë se 50,000 të vrarë.

 

Gjykatësi Riçard Llusik tha se krimet e kryera nga ish-presidenti Taylor ishin “të gravitetit maksimal dhe në drejtim të shkallës së brutalitetit”.

 

Taylor, i cili mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë vendimin.

 

Ai është ish-presidenti i parë i një shteti që dënohet nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.


Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar të mërkurën ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, me 50 vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krime lufte gjatë konfliktit në Siera Leone.

 

Taylor ngarkohej me 11 akuza për ndihmë dhe nxitje të rebelëve në konfliktin e përgjakshëm në vendin fqinj, i cili zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 2002 me më shumë se 50,000 të vrarë.

 

Gjykatësi Richard Llusik tha se krimet e kryera nga ish-presidenti Taylor ishin “të gravitetit maksimal dhe në drejtim të shkallës së brutalitetit”.

 

Taylor, i cili mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë vendimin.

 

Ai është ish-presidenti i parë i një shteti që dënohet nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button