Me diploma dhe pa punë, situatë alarmante e të rinjve të Maqedonisë

Numri i madh i të papunëve në vend, reflektohet negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa nevoja për një jetë dinjitoze detyron shumë të rinj që atë ta kërkojnë punë në shtetet e zhvilluara të perëndimit. Maqedonia është lider për nga papunësia e njerëzve të rinj, me përqindje prej 39.9 për qind bëri të ditur Organizata ndërkombëtare për punë në Gjenevë. Mes tyre një numër i konsiderueshëm është edhe me diplomë fakulteti si dhe me Master.

Të diplomuarit e papunë për Portalb thonë se punësimi edhe në sektorin privat është tepër i vështirë, ndërsa në atë publik i pamundshëm.

“Fatkeqësisht papunësia në Maqedoni, kryesisht tek të rinjtë është shumë e madhe. Kjo reflekton dukshëm në zhvillimin e të rinjve në shoqëri si perspektivë e së ardhmes. Mungesa e organizatave joqeveritare si rezultat i pasivitetit të sektorit joqeveritar për punë në mënyrë që t’i mundësojnë studentëve lidhjet e tyre dhe komunikimin me organizatat joqeveritare ndërkombëtare për punë. Në shtetin tonë sektori privat për punë është mjaft pasiv, dhe nuk ndërmerr hapa që t’iu krijojë një qasje normale ndërmjet të rinjve të interesuar për punë dhe ndërmarrjeve të ndryshme që ofrojnë punë”, deklaroi Deniz Sulejman gazetar i diplomuar në universitetin shtetëror të  Shën Qirili dhe Metodit.

Muhamed Jashari ka diplomuar shkencat politike, por kjo nuk i ka ndihmuar që të gjej një punë, të paktën të përkohshme. Mundi dhe shkollimi për të arritur një pozitë më të mirë një shoqëri, nuk i kanë mbaruar punë. Për tu punësuar, thotë ai, nuk duhet të paraqitesh në ent për punësim, por tek partitë politike, që janë ente të vërteta punësimi.

“Është fakt se të rinjtë në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë nuk janë në marrëdhënie pune, e aq më keq kur një numër i konsiderueshëm i tyre kanë diploma universiteti. Kur të krahasojmë rininë e kohës së sotme, me rininë para disa dekadave, sot na paraqitet një realitet i ndryshëm, shumica e tyre sot ndjekin studimet universitare, gjë që është për tu lavdëruar, për mua kjo në vetvete ngërthen dy aspekte njëri pozitiv e tjetri negativ” thotë Jashari.

“Aspekti pozitiv është se me anë të shkollimit ritet niveli i arsimimit i të rinjve në shoqëri, ata kanë një mundësi më të mirë për të ardhmen, kurse aspekti tjetër negativ është fakti se të rinjtë pas studimeve universitare do të detyrohen të ndejnë në shtëpi nga shkaku se atyre nuk u siguron askush punë. Të vetmen mënyrë për punësim të rinjtë e gjejnë nëpërmjet Partive politike që fatkeqësisht kohën e fundit në Maqedoni janë shndërruar në byro për punësim”, tha Muhamed Jashari, i diplomuar në fakultetin e UEJL për shkencat politike”, shtoi Jashari.

Nga pikëpamja sociologjike Fahmi Osmani tha se mungesa e pasurisë së resurseve natyrore dhe investimet e ulëta të huajve në Maqedoni janë faktor i madh për papunësinë tek të rinjtë.

“Mungojnë pasuri e resurseve, dhe zhvillim më të hovshëm të zanateve të ndryshme në Maqedoni. Por nga ana tjetër edhe sistemi politik shtetëror në aspektin e investimeve te huaja në shtetin tonë nuk është shumë i koncentruar. Të marrim një shembull Turqinë ose ndonjë shtet tjetër më të zhvilluar nëse investojnë në Maqedoni në ndonjë ndërmarrje atëherë ai do të paguan më pak punëtorët e Maqedonisë në krahasim me vendin e tij ku niveli i rogave është më i madh. Kështu duhet të koncentrohet pushteti shtetëror sa më shumë në investimet e huaja në mënyrë që të siguron punë sa më shumë për të rinjtë”, deklaroi sociologu Fahmi Osmani.

Ministria për punë dhe politikë sociale rrëfen problemin dhe planet për zgjidhjen e këtij problemi serioz të papunësisë tek të rinjtë. 

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka detektuar problemin e papunësisë të të rinjve, edhe pse në krahasim me vitin 2005 ekziston përparim i caktuar. Për shkak të kësaj edhe në Strategjinë nacionale për punësim të Republikës së Maqedonisë viti 2015, njëra nga qëllimet prioritare që duhet të realizohet në vitin 2015 është realizimi i punësimit  tek të rinjtë, gjegjësisht realizim i përqindjes së punësimit të të rinjve prej 29%( kurse në vitin 2010 ishte 26,5%)”. Përfshirja më e madhe e të rinjve do të realizohet me harmonizim më të madh të sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës, përkrahjen e praktikantëve dhe vullnetarëve, kyçje më të madhe në programet aktive për punësim etj”, deklaroi Muedin Kahvexhi, sekretar shtetëror i MPPS. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button