Afganistan, sulm me bombë ndaj një qendre zgjedhore

Sipas vlerësimeve të para 10 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie e cila përdorej si qendër zgjedhore në provincën Khost në lindje të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i policisë në Khost, Abdul Hannan tha se një bombë e vendosur në xhaminë Yakubi në qendrën e Khost-it, e cila po përdorej si qendër zgjedhore, është aktivizuar pas namazit të drekës.

Hannan thotë se si pasojë e sulmit, sipas vlerësimeve të para, 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 34 të tjerë janë plagosur.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetosore ndërkaq ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Në një sulm tjetër vetëvrasës të kryer dy ditë më parë nga organizata terroriste DEASH ndaj një qendre zgjedhore në Kabul, humbën jetën 57 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button