Koalicioni ‘Për Maqedoni demokratike’: opozita do ta rrëzojë Gruevskin

Liderët e partive jo parlamentare maqedonase, Georgievski, Zhernovski, Angellov dhe zëvendësi i Boshkovskit, Marjan Ognjanovski si pjesë e koalicionit ‘Për Maqedoni demokratike’ zhvilluan tribunë në Ohër.

Koalicioni ‘Për Maqedoni demokratike’ do të jetë faktor kryesorë në skenën politike në vend dhe do të kthejë demokracinë në Maqedoni, deklaruan një tribunë në Ohër, liderët e katër partive jo parlamentare maqedonase, Georgievski, Zhernovski, Angellov dhe zëvendësi i Boshkovskit, Marjan Ognjanovski të tubuar në koalicionin ‘Për Maqedoni demokratike’.

Ata mbrëmë në Ohër kanë deklaruar se do ti japin fund qeverisjes së Gruevski me shtetin.
Maqedonia është e para për nga papunësia në Evropë, ndërsa borxhin publik  kjo qeveri e ka trefishuar, vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit qeveria i ka futur në borxh qytetarëtme 1 miliardë, ka deklaruar kryetari i PLD-së Andrej Zhernovski.

Kryetari i VMRO-Popullores Ljubço Georgievski ka deklaruar se shumë njerëz kanë lëshuar Maqedoninë gjatë viteve të fundit, dhe se për herë të parë mortaliteti është më i madh se nataliteti. Derisa ne tregojmë përralla Maqedonia po shpërngulet, ka thënë Georgievski. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button