Atdhe Nuhiu e mbyll me ‘het-trik’ sezonin në Championship

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai shënoi tri gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij, Sheffield Wednesday, 5 me 1 ndaj Norwich Cityt.

Nuhiu shënoi në minutat; 14’të, 60’të dhe 90’të. Në këtë sezon, Nuhiu ka shënuar 14 gola, duke llogaritur edhe Kupën FA.

Ndërsa, skuadra e tij e mbylli në pozitën e 15’të me 57 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button