Rama: Bashkë me Veliajn do të bëjmë më shumë gjatë mandatit tonë

Bulevardi i Ri, një nga projektet më madhore të Bashkisë së Tiranës vijon të shtrihet më tej dhe tanimë ai lidhet me rrugët në lindje e perëndim, duke krijuar një rritje të mundësive të qarkullimit për banorët e Bregut të Lumit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Vleiaj inspektuan sëbashku hapjen e segmentit të dytë të Bulevardit të ri si dhe përfundimin e projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, i cili për herë të parë ka shpëtuar nga përmbytjet mijëra familje.

Kryeministri Rama theksoi se bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të behet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite duke siguruar për r ealizimin e një sërë investimesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës.

Duke vlerësuar transformimin që ka pësuar e gjithë kjo zonë ku po ndërtohet bulevardi i ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, Kryeministri vlerësoi përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj.

Teksa komentoi projektin, Rama dhe se Tirana tashmë do të ketë edhe një sipërfaqe të gjelbër të krahasueshme për nga përmasat me Parkun e Liqenit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button