Me muzikë dhe dygjuhësi, lëshohet autobusi “50” që të kalojë nëpër QTQ (VIDEO)

Autobusi me numër rendor “50” prej nesër sërish do të kalojë nëpër stacionin në Qendrën Tregtare të Qytetit të Shkupit. Përurimi i lëshimit të saj është bërë sot duke u shoqëruar me muzikë prej diskoje dhe me mbishkrim në dy gjuhë, atë maqedonase dhe shqipe, njofton Portalb.mk.

Nga Ndërmarrja Publike për Komunikacion thonë se riparimi tashmë ka përfunduar.

Siç njoftojnë nga kjo Ndërmarrje, është riparuar në tërësi rruga në stacionin e QTQ-së, duke vendosur asfalt special i cili garanton gjendje të mirë të rrugëve për 10 vitet e ardhshme.

Video nga Makfax.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button