U nda nga jeta djali i vetëm i shkrimtares së njohur shqiptare

Humbja e një fëmije, është dhimbja më e madhe për një nënë. Dhimbja shtohet akoma edhe më shumë, kur ke një fëmijë të vetëm, dhe papritur e humbet atë. Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, me shumë dhimbje ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se djali i saj i vetëm, Jerin është ndarë nga jeta. 18-vjeçari nuk e ka mundur dot betejën me një sëmundje të rrallë, siç shkruan shkrimtarja në Facebook, përcjell RevistaClass.

“Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhe. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor”,-shkruan Flutura.

Flutura Açka

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button