Mbi 1 mijë të arrestuar në protestën kundër Putinit (VIDEO)

Zemërimi popullor në Rusi kundër presidentit Putin vazhdon. Ndërsa ai behet gati për të marre mandatin e katërt, demonstrata masive u zhvilluan të shtunën në të gjithë vendin. Të paktën 1 mije protestues u arrestuan, mes tyre dhe vete kreu i opozitës.

Në Rusi u arrestua kreu i opozitës gjatë një tubimi kundër presidentit Putin. Alexei Navalny u arrestua në Moskë në mesin e një turme që po protestonte, dy ditë para betimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt në Kremlin.

Më herët këtë vit, Navalny u pengua të kandidonte për president përballë Putinit, për shkak të një akuze për mashtrim, të cilën kreu i opozitës ruse e quan të sajuar.

Sipas BBC, të paktën 1 mijë protestues janë arrestuar të shtunën në tubimet kundër presidentit në Moskë, Shën Pjetërburg dhe qytete të tjera në mbarë Rusinë. Në protesta u hodhën parulla anti putin si “Poshtë Cari” dhe “Burg për Carin”

Putin u zgjodh ne mandatin e tij të katërt me mëse 76%, te votave duke arritur edhe një prej rezultateve më të mira elektorale gjatë karrierës së tij politike. Por sipas vëzhguesve të huaj, procesi i muajit mars u karakterizua nga parregullsi masive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button