Koreja e Veriut: SHBA të heq dorë nga presioni dhe kërcënimi

Koreja e Veriut tha se SHBA-ja duhet të heq dorë nga presioni dhe kërcënimi ushtarak ndaj saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, një zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut në një deklaratë për Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) ka thënë se kërcënimi dhe presioni i SHBA-ve nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit në lidhje me programin bërthamor.

Zyrtari pretendon se përderisa në Gadishullin Korean po ndërmerren hapat për paqe dhe pajtim, SHBA-ja po përpiqet që me qëllim të provokojë Korenë e Veriut.

Sipas tij, SHBA-ja po e çorienton opinionin publik. Zyrtari tha se SHBA-ja po përpiqet të krijojë një përshtypje gjoja Koreja e Veriut ka prezantuar qëllimin për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore si rezultat i presionit dhe sanksioneve.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një deklaratë në fillim të muajit maj tha se takimi me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un mund të zhvillohet në Shtëpinë e Paqes në kufirin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Poashtu ishte bërë e ditur se Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut më 22 maj do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button