Dredhëzat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës

E keni vështirë për të kujtuar angazhimet, emrat apo takimet që lini me kalimin e moshës?
Shpëtimi mund t’ju vijë nga dredhëzat, të cilat konsiderohen si fryti më i mirë për kujtesën e grave.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Annals of Neurology”, në fakt, të gjitha frutat e kuqe, por sidomos dredhëzat, kanë fuqinë për të ngadalësuar plakjen e trurit dhe humbjen e kujtesës me kalimin e moshës.

Studimi i lartpërmendur tregon se femrat që konsumojnë më shumë luleshtrydhe se të tjerat, kanë aftësinë ta ruajnë mesatarisht kujtesën edhe 2 vjet më shumë se to.

Kjo shifër është pohuar nga hulumtuesit e universitetit të Brighamit dhe “Harvard Medical School” në Boston./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button