‘Fast and Furious 10’ pushton një tjetër kontinent

Vin Diesel konfirmoi se kapitulli i nëntë i sagës “Fast & Furious” ka shumë mundësi që të xhirohet në Afrikë. Aktori deklaroi dhe se aktori Justin Lin do të rikthehet në timon edhe në filmin e dhjetë.

Vin Diesel (Dom), Chris “Ludacris” Bridges (Tej), Tyrese Gibson (Roman) dhe Jordana Brewster (Mia) u bënë bashkë për të promovuar atraksionin e “Universal Orlando Resort”, i emërtuar “Supercharged”. Në intervistën e dhënë me këtë rast, Diesel zbuloi dhe detajet për dy kapitujt pasues të sagës.


Me një arkëtim botëror prej rreth 5 miliardë dollarësh, “Fast & Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë në të gjitha kohërat, është shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë. Filmi është parashikuar të dalë në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP