Boksieri Tony Bellew nuk dëshiron të përballet me Joshuan: Nuk më duhet një problem i tillë

Boksieri britanik, Tony Bellew, ka hedhur poshtë mundësinë e përballjes me kampionin absolut të botës në kategorinë e rëndë.

Bellew shfaqi një paraqitje mjeshtërore ndaj David Haye, duke mposhtur të gjitha parashikimet. Ai arriti të rrëzojë në ring tri herë Hayen dhe e nokautoi atë në raundin e pestë duke e detyruar gjyqtarin që ta ndërpresë duelin.

Menjëherë pas përballjes Bellew u pyet nëse do të ketë duel mes tij dhe Joshuas, por shpejt boksieri nga Liverpuli hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Sipas tij, Joshua është shumë i fortë dhe se nuk i duhet “një problem i tillë”.

“Jo, kurrë nuk do të ndodhë. Aq i gjatë me energji dhe shpejtësi, nuk më duhet një problem i tillë”, deklaroi Bellew për Sky Sports menjëherë pas duelit. Anthony Joshua dhe Tony Belleë janë miq të mirë dhe disa herë kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të përballen me njëri-tjetrin.

Tony Bellew është kampioni Emeritus WBC në peshat e mesme dhe ka mundësi që të kthehet në këtë kategori për të mbrojtur titullin e kampionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP