Qeveria doli me dokument të falsifikuar?

Portali “Skaj” publikoi dy versionet e dokumentit të cilin dje lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski e paraqiti para publikut, i cili ka të bëjë me propozimin e Methew Niemitz në vitin 2005 në lidhje me emrin e Republikës së Maqedonisë. 

Sipas “Skaj”, pjesa pas ‘maced’ ku mungon pjesa ‘onian’, ose  me qëllim është prerë, ose është falsifikuar, ndërsa në origjinalin ekziston fjala “macedonian”, që emërton gjuhën eMaqedonisë.
Nga ky portal njoftojnë se dokumenti i cili dje u shpall nga ana e Qeverisë me qëllim që ta diskreditojë dokumentin origjinal të cilin e paraqiti Cërvenkovski, nuk përmban datë, gjegjësisht nuk e përmban vitin, si dhe pjesën e dytë të dokumentit.

Në vijim keni fotografitë e marra nga portali “Skaj”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button