Pritet vendimi për ekstradimin ose jo të Asanzhit

Gjykata Supreme e Britanisë pritet të vendosë të mërkurë nëse do të miratojë vendimin për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks-it Xhulian Asanzh në Suedi.

Asanzh ka bërë përpjekje gati dy vjet duke luftuar për kërkesen e tij që ta bllokoj ekstradimin në Suedi, ku ai kërkohet nga prokurorët suedezë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e krimeve seksuale, të bëra nga dy gra suedeze.

40-vjeçari australian i cili ka zbuluar qindra dokumentente sekrete amerikane në faqen e tij, WikiLeaks, mohon çdo keqbërje.

Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.

Nëse Asanzh humb betejne e tij, ai mund të mendohet se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në të kaluarën ka vonuar ekstradimet e profilit të lartë për periudha të gjata kohore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button