Rishfaqen fotot e diktatorit Hoxha për 5 Maj

Në Shqipëri, 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, u shoqërua me incidente në Tiranë ku pati përplasje mes demokratëve dhe një grupi nostalgjikësh të diktatorit Enver Hoxha.

Një grup prej disa dhjetra komunistësh kishin shkuar në Varrezat e Dëhsmorëve për të bërë homazhe duke mbajtur në duar fotografitë e diktatorit Hoxha apo dhe të disa prej ish udhëheqësve të tjerë të periudhës së komunizmit. Në ndërkohë një grup mbështetësish të partisë demokratike kishin mbërritur në pritje të kryetarit Lulzim Basha dhe drejtuesve të tjerë demokratë. Ishte ky momenti kur ndaj grupit të nostalgjikëve të diktatorit, u lëshuan thirrje kundër komunizmit, ndërsa u sulmuan portretet e Enver Hoxhës, duke provokuar përplasje mes palëve, transmeton Zëri i Amerikës.

Në këto përplasje u përfshi dhe ish deputeti demokrat Ndriçim Babasi i cili shtyu me forcë një prej të moshuarve që i përkiste grupit të përkrahësve të komunistëve.

Edhe më parë, nostalgjikët e diktaturës komuniste kanë nxitur debate të forta me shfaqjet e tyre publike me fotot e diktatorit Hoxha.

Kryetari demokrat Lulzim Basha tha sot pas incidentit se Partia e tij është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button