Policia në Moskë arreston Aleksei Navalnyn

Opozitari rus, Aleksei Navalny është arrestuar nga policia në Moskë, në protestën kundër presidentit rus, Vladmir Putin.

Navalny është dërguar në mbajtje pak kohë pasi kishte arritur në sheshin Pushkin, ku policia arrestoi protestuesit, transmeton REL.

Nën sloganin “Ai nuk është Cari ynë”, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë, pak kohë para inaugurimit të Putinit për mandatin e katërt presidencial.

Protesta pritet të mbahen në mbi 90 qytete ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun edhe pse për disa tubime, organizatorët nuk kanë marrë leje nga autoritetet, përfshirë edhe protestën në Moskë.

Rreth 200 protestues deri më tani janë arrestuar në protestat në Rusi, kryesisht në Lindjen e Largët dhe Siberi.

Putin pritet të bëjë betimin si president më 7 maj.

Navalny, që ka organizuara protesta të mëdha dhe ka publikuar një seri të raporteve për korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë, i ishte ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ruse, për shkak të një dënimi të mëhershëm.

Autoritetet në Moskë i kanë paralajmëruar mbështetësit e Navalnyt që të mos marrin pjesë në protestën në Moskë, duke thënë se ajo është “absolutisht e paligjshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button