Federata e Futbollit të Turqisë dënon Beşiktaş-in

Bordi Disiplinor i Futbollit Profesional (PFDK) i Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) duke e konsideruar humbës ekipin Beşiktaş i cili nuk doli në ndeshjen me ekipin e Fenerbahçe-s për Kupën e Turqisë ka dhënë vendimin për përjashtimin e tij nga kupa për sezonin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga TFF njoftohet se PFDK ka marrë vendimin që të përcaktojë humbjen me rezultatin 3-0 ndaj ekipit të Beşiktaş i cili nuk doli në ndeshje, përjashtimin e tij nga kupa, mos pjesëmarrjen në kupë për sezonin e ardhshëm si dhe rikthimin e burimeve të përfituara nga shpërndarja e të ardhurave e të drejtave tregtare të kupës të këtij sezoni.

Ndeshja e kthimit Fenerbahçe-Beşiktaş për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë e luajtur më 19 prill u ndërpre në minutën e 57 nga arbitri Mete Kalkavan për shkak të ngjarjeve të përjetuara në stadiumin Ülker.

Bordi Ekzekutiv i TFF kishte vendosur që kjo ndeshje të vazhdohej të luhej pa tifozë, por ekipi i Beşiktaş nuk doli në ndeshjen që duhej të luhej më 3 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button