Përleshje mes refugjatëve në Greqi, humb jetën një 17-vjeçar

Përleshja fizike e refugjatëve në Patras, veri të gadishullit grek Moria, ka rezultuar fatale për një 17-vjeçar, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale bëjnë të ditur se përleshja e cila shpërtheu mes refugjatëve të cilët prisnin në portin Patras, ka ndodhur për motive të panjohura deri më tani.

Gjatë përleshjeve janë përdorur shufra druri dhe gurë, ku si pasojë ishte lënduar një 17-vjeçar i cili më vonë ndërroi jetë në spitalin Ayos Andreas.

Raportohet për një numër të madh refugjatësh të lënduar, ndërkohë që ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Qindra refugjatë, tashmë për disa muaj presin në ndërtesën e ish-fabrikës në port, për të kaluar në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button