Princesha Charlotte ka një rol special në dasmën e xhaxhait të saj, edhe pse vetëm 3 vjeç

Të gjithë po flasin për dasmën mbretërore. Kanë mbetur edhe pak ditë dhe ndërkohë detajet e ceremonisë madhështore janë zbuluar dalëngadalë. Për shkak të shtatzënisë së Kate, dyshja simpatike Princ George dhe princesha Charlote, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, por me lindjen e princ Louis-it dhe me dasmën e xhaxhait , Princ Harry-it, erdhi momenti i tyre, shkruan Bordo.al. 

 

Sipas Revistës People, 3-vjeçarja është zyrtarisht shoqëruesja speciale e nuses. Charlote në dasmën e Harry-it është më me eksperiencë, pasi ka mbajtur po të njëjtin rol edhe në dasmën e tezes së saj, Pippa Middleton, së bashku me vëllanë, Princi George. Fotot e tyre ishin të adhurushme, ku pavarësisht se ishin ende të vegjël në moshë e kishin kuptuar rolin e tyre.

Dasma mbretërore do të mbahet në 19 Maj. Çifti ka konfirmuar që do të jetë një dasmë me një numër të madh të të ftuarve, por jo aq sa e princ William dhe e Dukeshës Kate, pasi kanë preferuar diçka më private. Gjithashtu, në ndryshim nga dasma e parë, kësaj here në ceremoni nuk do të jetë i ftuar asnjë politikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button