Ramos për Salah: Ai është vetëm një lojtar në fushë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, deklaroi se nuk frikësohet nga Mohamed Salah, yllin e parë të Liverpoolit, porse sigurisht e respekton, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reali në finale të Ligës së Kampionëve do të luajë pikërisht kundër Liverpoolit më 26 maj në Kiev, duke tentuar që të fitojë titullin e tretë radhazi. Sigurisht më së shumti problem në këtë rrugë mund t’ju krijojë Salah, i cili ka një sezon të shkëlqyer në fanellën e “redsave”.

“E kemi parë çfarë mund të bëjë këtë sezon Salah, por ai do të jetë vetëm një prej 11 lojtarëve në fushë kur do të luajmë kundër Liverpoolit. Gjatë karrierës sime kam luajtur kundër futbollistëve më të mirë në botë, shumë prej tyre konsiderohen më të mirët në të gjitha kohërat. Për mua asnjëherë nuk ka frikë. Respekt po, por asnjëherë frikë”, theksoi Ramos për mediat britanike.

Kapiteni i “klubit mbretëror” tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij dëshpërimisht e dëshirojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund të jemi arrogantë, por me vetëbesim sigurisht. E dimë se në AND-në e Realit është fitorja në Ligën e Kampionëve. Jemi të gatshëm që për herë të dytë me radhë të mbrojmë titullin tonë, nuk do të dorëzohemi”, tha Ramos.

Reali krahas titullit të tretë radhazi në Kiev do të tentojë të arrijë kupën e 13-të në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër Liverpooli do të luftojë për titullin e gjashtë të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button