Zaev: Në 2018-ën do hapen 18 kopshte të reja

Arsimi parashkollor cilësor është rruga e vetme për uljen e shkallës së braktisjes të arsimit fillor si dhe ka rol të veçantë në zvogëlimin e të papunëve dhe krimit të organizuar. Kryeministri Zoran Zaev në këtë kuadër nënvizoi nevojën për ndërtimin e çerdheve të reja dhe zgjerimin e atyre aktuale, transmeton Alsat M.

“Për vitin 2018 planifikojmë të zgjerohemi edhe me 18 çerdhe të tjera. Gjatë vitit 2017 ka nisur zgjerimi i 13 çerdheve jashtë Shkupit. Qëllimi jonë është ndërtimi dhe kapacitete të reja në 2019 për të cilat tashmë jemi duke siguruar dokumentacionin e duhur. Ne e dimë se çfarë tregojnë praktikat ndërkombëtare, se arsimi parashkollor ka rol të rëndësishëm të cilin do ta ndjekin fëmijët në të ardhmen”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button