112 paqeruajtës të OKB-së kanë vdekur më 2011

Një total prej 112 ushtarëve, policëve dhe civilëve, të cilët shërbejnë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në mbarë botën, kanë humbur jetën në vitin 2011 si pasojë e akteve armiqësore, aksidenteve apo sëmundjeve, ka bërë të ditur OKB-ja.

“Misioni ynë vëzhgues në Siri është shembulli i fundit, i cili tregon se si komuniteti ndërkombëtar i kërkon OKB-së zgjidhje të sfidave”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i këtij mekanizmi, Ban Ki-mun.

Në Siri janë rreth 260 vëzhgues të paarmatosur, të cilët janë ngarkuar me monitorimin e armëpushimit në muajin prill.

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është mbajtur një shërbim përkujtimor për të gjithë ata që kanë humbur jetën duke shërbyer në misionet e OKB-së.

Aktualisht, OKB-ja ka 16 misione paqeruajtëse në mbarë botën, që përfshijnë mbi 100,000 ushtarë dhe civilë nga 116 shtete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button