Maqedoni, pas operacionit pacientët do të mund të marrin këshilla mjekësore nëpërmjet telefonit

Ministria e Shëndetësisë fillon me masë të re sistematike për zhvillim të kujdesit jashtëm spitalor, gjegjësisht kujdes pas operacionit, informoi sot në konferencë për shtyp, sekretari i Ministrisë, Vlladimir Milloshev, njofton Portalb.mk.

Ai tha se të gjithë institucionet publike shëndetësore, ku do të kryhen intervenime kirurgjikale janë të përfshira me këtë projekt.

“Qëllimi i kësaj mase është kujdesi për pacientët në periudhën deri në kontrollin e parë të caktuar pas operacionit në institucionin spitalor, e cila më së shpejti caktohet një muaj pas intervenimit kirurgjikal”, theksoi Milloshev.

Punëtorët shëndetësor nëpërmjet telefonit do të kontaktojnë me pacientin një herë në ditë, në tre ditët e para nga lëshimi prej spitalit, ndërkaq më pas një herë në javë, deri në kontrollin e parë të caktuar.

“Në këtë periudhë, pacienti do të mund të lajmërohet për çdo ndryshim të gjendjes së tij shëndetësore në infermieren e caktuar për marrjen e këshillave mjekësore nëpërmjet telefonave, të cilat do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë”, shtoi Milloshev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button