Presidenti, Meta: Lista e emrave, në orët në vazhdim

Ka përfunduar takimi mes aleatëve të mazhorancës. Në një dalje për mediat kreu i LSI-së, Meta, ritheksoi se është konstatuar një vullnet pozitiv nga mazhoranca për një President konsensual. Duke shmangur dhe njëherë atë për të cilën po presim të gjithë, listën e kandidaturave, Meta tha se kjo do të dalë në orët në vazhdim.
 
“Janë konfirmuar përpjekje nga mazhoranca, vullneti konsolidiv, disa kritere janë bërë të publike. Në orët në vazhdim do bëhen me dije dhe emrat, nga lista e politikës, drejtësisë dhe diplomacisë. Është një listë e menduar dhe konsultuar, nuk kemi ende emra. Po punohet që të kemi një President konsensual që të zgjidhet pse jo që në raundin e parë nesër” tha ai. 
 
Më herët në mbledhjen e kryesisë së PD, kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama të bëhet pjesë e negociatave për Presidentin dhe më pas të diskutohen cështje të tjera si reforma apo imuniteti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button