Detajet e fundit nga Lepenci, fillojnë kërkimet për Armend Trenën

Dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashi.

Sot në ora nëntë kanë filluar kërkimet për trupin e dytë të policit të zhdukur tash shtatë ditë, Armend Trena.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i tha lajmi.net , se deri më tani nuk ka asgjë konkrete, ndërsa kërkimet po vazhdojnë në mënyrë intensive.

“Kanë filluar kërkimet në ora 9:00, janë t’u dalë nëpër teren. Për momentin nuk ka asgjë konkrete. Pjesë e ekipes janë gjithë personat që ishin edhe ditë më parë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, zjarrfikësit, vullnetarët, Instituti për Menaxhimin e Emergjencave”, ka thënë ai.

Malësor Dashi dhe kolegu i tij Armend Trena të shtunë në mbrëmje me veturën zyrtare kanë pësuar aksident dhe kanë rënë në ujë. Që nga e shtuna njësitet e FSK-së, Policisë dhe të zhytësve kanë bërë kërkime në ujë por deri dje nuk është gjetur trupi i asnjërit.

Pamje nga nxjerrja e trupit të policit në Lepenc (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button