Më shumë se 125 persona të vdekur nga stuhia e pluhurit në Indi

Të paktën 125 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një stuhie të pluhurit në veri të Indisë, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i keq është në ardhje e sipër.

Erërat e shpejta dhe vetëtima kanë shkatërruar disa fshatra, kanë rrëzuar muret dhe kanë plagosur disa persona, transmeton REL.

Një zëdhënës për rajonin Uttar Pradesh, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve nga stuhitë ka qenë më i larti në 20 vjetët e fundit.

Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet në ditët në vijim.

Departamenti Meteorologjik i Indisë ka thënë se stuhi të tjera pritet të përshkojnë këtë territor gjatë vikendit.

“Njërëzit duhet të lajmërohen”, ka thënë ky zëdhënës për AFP.

Në dy rajonet, Uttar Pradesh dhe Rajasthan, stuhia ka shkaktuar prishje të energjisë elektrike, ka shkulur drunjtë dhe ka shkatërruar shtëpitë.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë përmes një postimi në Twitter se ai është tejet i mërzitur nga humbja e jetëve të qindra personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button