Gazetari me protestë ndaj Selmanit dhe Popovskit: Kjo është dyfytyrësi, për çfarë liri në media flasim me 300 euro rrogë? (Video)

Panel diskutimi i djeshëm me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave për një moment u tensionua kur fjalën e mori Edin Hajdarpashiq nga televizioni 24. Ai u tha kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmanit dhe ministrit Robert Popovskit se ulja dhe diskutimi për lirinë e mediave është për standardet e Norvegjisë, në kohën kur gazetarët e Maqedonisë marrin 300 euro rrogë, transmeton Portalb.mk.

“Të mos ua prish debatin me këtë, mos ju pengoj? Selmani, a je në anë tonë apo të atyre? Lufton për të drejtat e gazetarëve ose për projektet e shoqatës? Njerëzit pas meje marrin ka 300 euro rrogë”, tha mes tjerash Edin Hajdarpashiq.

Video nga TV 21

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button