Grupi separatist ETA u jep fund aktiviteteve të saj

Grupi separatist ETA në Spanjë bëri të ditur se u ka dhënë fund aktiviteteve me çka ka marrë fund “rrugëtimi i saj”. Njoftimi i grupit u bë vetëm një ditë pasi publikoi synimet përmes një letre publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e hapur dedikuar popullit bask, që u publikua në ueb faqen “naiz.eus“, ETA thotë se “ka çarmatosur tërësisht të gjitha strukturat e saj dhe se nuk do të përfshihet në pozicionime politike, as që do të promovojë nisma ose veprime me veprimtarë tjerë”.

Gjatë gjashtë dekadave të veprimit, ETA ka vrarë mbi 850 njerëz.

Ish formacioni paraushtarak bask thotë se do të vazhdojë të kërkojë “një Baski të pavarur, socialiste dhe jopatriarkale”, por se të njëjtën do ta kërkojë jashtë kornizave të ETA-s, thuhet në letër.

Sipas tashmë ish grupit paramilitar, sfidat e ardhshme të krahut të majtë të separatistëve baskë do të jetë “vendosja e të drejtës për vendimmarje, në mënyrë që të arrihet njohja e kombësisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button