Kur e shijojnë dashurinë?

Një hulumtim i ri ka treguar se femrat e përjetojnë më shumë marrëdhënien me partnerin kur kanë 28 vjet, ndërsa meshkujt pesë vite më vonë – ata duhet ta presin moshën 33 vjeçare për ta arritur kulmin. Megjithatë, është treguar se të dyja gjinitë janë më aktive në marrëdhëniet që më herët – femrat në moshë 25 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshë 29 vjeçare.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë në kundërshtim të plotë me studimet e deritanishme, sipas të cilave, meshkujt e arrijnë majën intime në moshën 18 vjeçare, ndërsa femrat në atë 30 vjeçare.

I njëjti studim ka treguar se meshkujt e humbin virgjërinë zakonisht në moshë 18 vjeçare, ndërsa femrat një vit më herët.

“Sikurse shumë gjëra të tjera edhe marrëdhënia intime bëhet më i mirë sa më shumë që e praktikoni, prandaj nuk është befasi që meshkujt kënaqen më shumë në marrëdhënie në moshën 33 vjeçare”, thotë ekspertja për lidhjet, Tracey Cox, ndërsa transmeton Daily Mail.

Lajme të ngjashme

Back to top button