Mesazhi i Mogherinit në Ditën e Lirisë së Medias: Sulmet ndaj gazetarëve, sulme ndaj demokracisë

“Sulmet kundër medies dhe gazetarëve janë sulme kundër demokracisë dhe lirisë së të gjithëve ne. I bëjmë homazh të gjithë reportereve në Europë e mbarë botën që humbën jetën teksa ushtronin profesionin e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit.

I bëjmë thirrje të gjithë vendeve, vazhdon mesazhi i saj, që ta dënojnë dhunën kundër reportereve, të marrin masa për të përmirësuar sigurinë e tyre me një vëmendje të përqendruar sidomos tek gazetaret femra dhe t’i nxjerrin para drejtësisë individët përgjegjës për akte të tilla dhunë, transmeton TCH.

Mogherini thekson më tej se gazetaria e pavarur është jetike për llogaridhënien e shtetit e për monitorimin e proceseve demokratike.

Mediet e lira, të larmishme e të pavarura, përfshirë ato online, janë shtyllat e një shoqërie të hapur pluraliste dhe bartin në vetvete përgjegjësinë e madhe për t’i garantuar publikut lajme të verifikuara dhe korrekte.

Në do t’i kudërvihemi çdo legjislacioni, rregulloreje apo presioni politikë që kufizon lirinë e fjalës dhe do të marrim masa konkrete, thuhet më tej në mesazh, për të parandaluar e për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj gazetarëve dhe blogerëve, duke llogaritur këtu edhe asistencën e emergjencës për t’i dalë në krah mbrojtësve më të rrezikuar të të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button