Thaçi nesër në Tiranë do të takojë Ramën

Nesër në Tiranë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi do të zhvillojë një takim me liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama. 

Takimin do të mbahet në selinë qendrore të PSSH-së, kurse do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Maqedoni, Shqipëri dhe rajon, si dhe për pikat e përbashkëta të bashkëpunimit midis këtyre dy forcave politike shqiptare.  

Thaçi para një javë ishte në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Sali Berisha. Takimi me Ramën është i dyti gjatë këtij viti, pas pritjes së kreut socialist në selinë e PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button