Maqedoni, shfaqje teatrale edhe për të burgosurit shembullorë

Me ndjekjen e shfaqjen së djeshme “Diçka lëshojmë” në Teatrin e Komedisë filloi realizimi i aktiviteteve nga memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Burgut të Shkupit, me të cilin kultura dhe arti në funksion të edukimit dhe risocializimit afrohen te një kategori delikate e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Bashkëpunimi parashikon ndjekje të ngjarjeve kulturore-artistike nga ana e të burgosurve shembullorë, pasurim të bibliotekave, punëtori dhe ngjarje në vetë institucionin e të dënuarve me mysafirë artist.

komedija_kpu_zatvor_skopje_2_maj_2018_foto_2

Përveç arritjes së detyrimeve të politikave kulturore të Qeverisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës për qasje të barabartë në kulturë për të gjithë qytetarët, me këtë aksion adresohen edhe rekomandimet e Komitetit për parandalim të torturës të Këshillit të Evropës,  të cilët për vite kanë treguar mungesë të çfarëdo aktiviteti për edukimin dhe risocializimin e të dënuarve në burgjet maqedonase. Aktivitete të tilla tashmë fillojnë të planifikohen dhe zhvillohen në qytete të tjera të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button