Gruevski: LSDM zhvillon politikë dyftyrëshe

LSDM-ja po udhëheq një politikë dyfytyrëshe të cilën qytetarët do ta dënojnë në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në tribunën e mbrëmshme të VMRO-DPMNE-së e mbajtur në Komunën e Çeshinovës-Obleshevë.

Ai i hodhi poshtë kritikat e opozitës në lidhje me integrimin e BE-së dhe NATO-s dhe pyeti se pse LSDM-ja deri më tani nuk e integroi vendin.

“Çka priste Branko Cërvekovski dhe LSDM-ja gjatë 15 viteve të kaluara? Pse nuk e anëtarësuan Maqedoninë në BE dhe në NATO dhe nuk  e zgjidhën çështjen e emrit? 
Këto janë politika  dyfytyrëshe të cilat qytetarët do t’i dënojnë në zgjedhjet e ardhshme”, tha  Gruevski.

Mes tjerash, Gruevski para qytetarëve i paraqiti edhe masat ekonomike të cilat Qeveria i la ndërmarrë deri më tani. 

“Vendosëm tatime më të ulta në Evropë, i zvogëluam doganat, si dhe kontributet, është ulur edhe TVSH-ja për barnat dhe lëndët e para bujqësore. Me masat shtesë për uljen e tatimeve dhe luftën kundër ekonomisë së zezë treguam se kjo është një punë e dobishme, me çka janë siguruar më shumë mejte në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, tha Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button