Aleanca për Shqiptarët: E mbështesim fuqishëm protestën që të mos hapen kazino në Reçicë të Vogël

Aleanca për Shqiptarët i fton gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj në Tetovë, që në mënyrë masive t’i bashkëngjiten protestës kundër Kazinove që organizohet ditën e premte, nga Bashkësia Lokale e Reçicës së Vogël, njofton Portalb.mk.

“Kazinot tani më janë bërë prezentë në çdo pjesë të qytetit tonë dhe janë shndërruar në element destruktiv që po shkatërrojnë Tetovarët, në veçanti rininë tetovare. Ky degjenerim vjen edhe si pasojë e Ligjit Ekzistues për Lojra Fati I cili po mundëson hapjen e tyre duke menduar vetëm aspektin përfitues të pronarëve të tyre dhe jo pasojat për qytetarët të cilat tani më janë alarmante. Qyteti i Tetovës, apo qyteti I dy Universiteteve sot fatkeqësisht e ka humbur këtë epitetet dhe sot quhet qyteti i Kazinove. Kazinot sot përbëjnë rrezik real për të gjithë qytetarët dhe moshat e tyre. Në mënyrë të pamëshirshme Kazinot sot rrjepin xhepat e qytetarëve edhe ashtu të varfër të cilët shpeshherë edhe nga gjendja e vështire ekonomike janë detyruar te bëhen klient të Kazinove dhe Lojërave të ndryshme të  fatit”, thuhet në kumtesën e partisë.

Ata bëjnë thirrje deri te Qeverisa, që urgjentisht të ndërmarrin masa për ta luftuar këtë fenomen shkatërrues, duke vendosur standarde si dhe për të mbajtur llogari për aspektin socio-ekonomik të qytetarëve dhe jo vetëm, siç thonë ata, për të përfituar pronarët e kazinove të cilët shpeshherë kanë lidhje të ngushta me pushtetarët.

http://portalb.mk/522697-sot-do-te-protestohet-kunder-hapjes-se-kazinove-ne-recice-te-vogel/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button