Ja çfarë u vendos sot në seancën e Qeverisë

Në kuadër të seancës së 66-të të seancës së Qeverisë, ministrat e kanë shqyrtuar dhe pranuar propozim – vendimin me të cilën konstatohen prioritetet strategjike në punën e Qeverisë së Maqedonisë për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Një pjesë prej tyre janë:

  • Zhvillim i ekonomisë, rritje e punësimit produktiv dhe ngritje e standardit të jetesës së qytetarëve;
  • Republika e Maqedonisë – anëtare e NATO-s dhe BE-së;
  • Luftë të vendosur dhe jo-selektive me krimin e organizuar dhe korrupsionit;
  • Përforcim të sundimit të ligjit, nëpërmjet zbatimit të ligjeve në mënyrë të paanshme dhe jo-diskriminuese, ndërtim të institucioneve të pavarura dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale;
  • Reforma në arsim dhe investim në inovacione dhe teknologji informatike;
  • Reforma në gjyqësor;
  • Zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtim i shtetit qytetar dhe kohezion etnik;

Qeveria e Maqedonisë e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për gjetjet kyçe dhe rekomandimet nga raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018. Qeveria e ka obliguar Sekretariatin për Çështje Evropiane që ta konsolidojë Planin 2018-të me futjen e elementeve përkatëse nga Raporti i KE-së për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 në afat prej 7-të ditëve.

Plotësisht, obligohet që trupi ad-hok ta plotësojë Planin 2018-të me rekomandime përkatëse nga Raporti i KE-së për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button