Protestat në Armeni, që shqetësojnë Moskën

Nga Bernard Guetta

Dukej e mbaruar. Kandidati i vetëm në garë, Nikol Pashinyan, njeriu që mishëron opozitën armene, më 1 maj, duhej të ishte bërë kryeministër pas tri javësh me demonstrata të mëdha popullore.

Dukej e mbaruar, për shkak se presidenti në krye të kësaj ish-republike sovjetike, e pavarur që nga viti 1991, Serzh Sargsyan, kishte kundërshtarë shumicën e tre milionë armenëve, duke u përpjekur që të qëndronte në pushtet për më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme, që lejonte Kushtetuta.

Sargsyan e kaloi Armeninë nga një sistem presidencial në një sistem parlamentar, për t’u emëruar më pas kryeministër nga parlamenti, që kontrollohet prej partisë së tij. Teknikisht ligji nuk është shkelur, por fryma e Kushtetutës është shkelur në mënyrë të qartë. Pra protestat kishin detyruar Sargsyanin të jepte dorëheqjen më 23 prill, duke i lënë dritë jeshile Nikol Pashinyanit, ish-gazetar 42 vjeçar, i njohur për elokuencën e tij, guximin dhe elegancën, një lloj Robin Hoodi, mjeshtër në artin e denoncimit të korrupsionit, papunësisë, pasurive të mëdha të një grupi të vogël përfaqësuesish të zgjedhur, dhe mjerimit të shumicës së popullsisë.

Apel për bllokim total

Dukej e mbaruar. Partia e shumicës duhet të kishte lejuar Pashinyanin, që të merrte në dorë qeverisjen, sepse ishte e vetmja mënyrë për të rivendosur qetësinë. Por jo. Robin Hoodi nuk e mori shumicën parlamentare të shumëpritur. I habitur dhe indinjuar si turma që ishte duke u përgatitur për të festuar, ai menjëherë kërkoi – duke filluar nga 2 maji dhe duke bërë thirrje për jodhunë – një bllokadë totale të vendit, rrugëve, stacioneve dhe aeroporteve.

Një vend i vogël midis Iranit, Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit mund të jetë në prag të revolucionit, të nxitur nga një dëshirë për rebelim kundër padrejtësive shoqërore, dhe refuzimit të një burri dhe një partie, që nuk duan të lëshojnë.

Duke qenë se diaspora armene është shumë e pranishme në shumë shtete, mes të cilëve Franca, kjo krizë nuk do kalojë pa u vënë re, dhe do të bëjë shumë më tepër zhurmë, duke parë që përfaqëson një dilemë tëvërtetë për Rusinë, ish fuqia mbrojtëse e Armenisë dhe garante e sigurisë së saj përballë Perëndimit, për Turqinë, që vazhdon të mos pranojë gjenocidin armen një shekull më parë, dhe Azerbajxhanin, nga i cili armenët pretendojnë që nga viti 1988, enklavën e Nagorno Karabakut.

Armenia ka shumë nevojë që Rusia të largohet. Nikol Pashinyan vazhdon ta përsërisë, por Vladimir Putini nuk e sheh me sy të mirë një popull, që ndodhet në orbitën ruse, që dëshiron të heqë qafe drejtuesit e vet, duke i akuzuar se kanë përhapur korrupsionin dhe kanë provokuar mjerimin e njerëzve. Në fakt, kjo lloj lëvizjeje, rrezikon të sjellë ide të çuditshme tek ndokush, edhe në Rusi. / France Inter – Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button