“Maqedonisë i duhet shërbimi android për ndjejke të drejtpërdrejt të dërgesës postare”

Zbatimi i trendeve botërore në shërbimet postare, digjitalizimi dhe shërbimet e reja përfshirë dorëzimin e dërgesave në kohë, janë disa nga veglat për rritjen e konkurrentshmërisë së kompanive të cilat punojnë në sektorin e shërbimeve postare, është vlerësimi i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM), e cila në një konferencë për mediat, shpalosi “Trendet e reja për përshpejtimin e sigurisë së shërbimeve postare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit statistikore të publikuara nga Agjencia për Postat që flasin për vitin 2016, kanë nxjerrë në dritë një të dhënë të palakmueshme për punën e dërgesave, sepse ankesat më të mëdha të qytetarëve kanë të bëjnë pikërisht me vonesat në pranimin e tyre.

Siç sqaroi nënkryetari i LOEM-it, Aleksandar Milloshevski, 52.6 për qind e ankesave të qytetarëve katë të bëjnë me tejkalimin e afatit të paraparë për pranimin e dërgesave, nga të cilat pjesa më e madhe ka të bëjë me ndërmarrjen Posta e Maqedonisë.

Këtu, tha Milloshevski, spikasin “letrat me rekomandim”, të cilat kanë kosto më të lartë nga letrat e rëndomta, më saktësisht 4.475 ankesa kanë të bëjnë me Posta e Maqedonisë ndërsa 322 ankesa janë parashtruar për ofruesit tjerë të shërbimeve postare.

Milloshovski sqaroi se përmirësimi i shërbimeve postare mund të bëhet përmes praktikave të reja që nënkupton ndjekjen e trendeve botërore, duke veçuar vendosjen e shërbimit android, për ndjekje të drejtpërdrejt të ecurisë së dërgesës postare.

“Posta përfshihet në dhjetra degë industriale, në shitje me pakicë, sistemin bankar, logjistikë, marketing etj. Në shtetet evropiane aktualisht është në trend që shërbimet postare të shihen si një vegël e cila do t’u mundësojë kompanive që produktet e tyre më mirë dhe më shpejtë t’i plasojnë tek përdoruesit”, tha Milloshevski.

Sipas tij, ky lloj i stimulimit të shërbimeve postare me bashkëpunim të drejtpërdrejt me kompanitë postare, mundëson zhvillim të të gjitha kompanive në Maqedoni. Ai shtoi se kjo mundëson arritjen e produkteve tek konsumatori përmes reklamimit ose dërgesës.

Milloshovski sqaroi se në Republikën e Maqedonisë aktualisht janë të regjistruar 33 ofrues të shërbimeve postare, ndërsa në bazë të ligjeve, mos dorëzimi në kohë i një dërgese, parasheh gjobë për operatorin, e cila varion nga 3.500 deri më 5.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button