Vjedhje me vlerë prej 5.000 eurove në Xhon Kenedi

Nga një banesë në Shkup janë vjedhur, lap – top, bizhuteri ari dhe bizhuteri “Swarovski” me vlerë të përgjithshme prej 300.000 denarë ose rreth 5.000 euro, informojnë Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Në Stacionin Policor “Bit Pazar”, L.S. (47) ka paraqitur se dje në periudhën kohore prej 13:30 deri më 18:05, në banesën e tij në rrugën “Xhon Kenedi” nga ana e personave të panjohur është kryer vjedhje e rëndë, gjatë së cilës është marrë një lap-top me vlerë prej 200 euro, bizhuteri ari dhe bizhuteri “Swarovski”. Kryerësi/it, duke përdorur çelës të përshtatshëm kanë hyrë brenda banesës dhe i ka/në marrë gjësendet, pas së cilës ka/në ikur duke shkaktuar dëm prej 300.000 denarë. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button