Mbahet tregu pranveror i artizanateve në Çarshi të Vjetër

Me këtë rast kryetari Trajanovski tha se ka program të veçantë për zhvillimin e artizanateve, ku në kuadër të kësaj është hapur edhe byroja turistike me qëllim të ringjalljes dhe mirëmbajtjes së Çarshisë së Vjetër. Në Çarshi të Vjetër nxënësit me stande të artizanateve bënën prezantimin e sendeve dhe zanateve të vjetra.

“Një nga gjërat që karakterizojnë Çarshinë janë pikërisht artizanatet e vjetra të cilat me kalimin e kohës po zhduken dhe njëkohësisht të gjejmë sa më shumë njerëz që do të merren me këto artizanate. Në kuadër të kësaj është edhe ftesa jonë për shkollat e mesme, nxënësit e të cilave erdhën këtu për të prezantuar dhe njëkohësisht të mësojnë se si të merren me këto artizanate”, tha Trajanovski.

Përpos kësaj ai tha se do të japë me qira 3-5 dyqane në Shkup, të cilat duhet të promovohen në fund të vitit.

Kurse Nikolla Petrov kryater i Dhomës artizanate tha se sot në 80 vitet e Dhomës artizanate fillojnë ditët artizanate në Republikën e Maqedonisë më qëllim që të krijohet një imazh më i mirë rreth tyre. Me këtë ai shpreson se nxënësit do të regjistrohen sa më shumë në shkollat e mesme profesionale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button