Maqedoni, filloi regjistrimi i nxënësve të klasës së parë

Në 360 shkolla  fillore në Maqedoni prej sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasë të parë. Pritet që në vitin e ardhshëm shkollor të regjistrohen 20.000 nxënës të rinj, njofton Portalb.mk.

Regjistrimi i nxënësve është për vitin shkollor 2018/2019, për fëmijët që janë lindur në vitin 2012. Fëmijët që deri më 31.01.2019 do t’i mbushin gjashtë vjet munden që të regjistrohen në klasën e parë me kërkesë paraprake nga prindërit/kujdestari dhe mendim nga pedagogu i shkollës. Regjistrimi do të zgjatë deri më 31 maj të vitit 2018.Vitin

Vitin e kaluar për vitin shkollor 2017/2018 janë regjistruar 20.437 nxënës, ndërkaq në Shkup rreth 6.200.

Ndryshe, me propozim – ligjin e ri për shkollë fillore parashihen ndryshime në procesin arsimor dhe në statusin e të drejtave të arsimtarëve të shkollave fillore, ndërmarrjen e obligimeve për realizimin e të drejtës pa pengesë për shkollim të fëmijëve me nevoja të veçanta, zhvillim të jashtëm të shkollave, rangimin e tyre sipas arritjeve dhe standardeve  dhe ndihmë financiare për fëmijët e talentuar. Me ndryshimin e këtij ligji konfirmohet edhe numri më i lartë i orëve të nxënësve.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën parashikohen më së shumti 20 orë në javë, për nxënësit e klasës së katërt deri në të gjashtën më së shumti 25 orë, ndërsa për nxënësit nga klasa e shtatë deri të nëntën më së shumti 30 orë në javë.

Me ligjin e ri parashikohet edhe ulje të numrit të nxënësve në klasë. Në vend të numrit të deritanishëm minimal nga 24 nxënës, si numër minimal parashihen 20 nxënës në një paralele.

“Sipas propozimit të ligjit, numri i nxënësve në klasë mund të lëvizë nga 20 deri 30 nxënës, por tendenca është që numri 24 të jetë maksimum edhe pse nuk ka hapësira për klasa për më pak se 30 nxënës”, tha Deskoska.

Deskoska tha se shfuqizohet mundësia për mësime të shtunave, sepse numri i ditëve mësimore nuk do të jetë i caktuar fiks, pasi siç tha, përvoja e mësimit gjatë të shtunave është dëshmuar jo-efektive.

“Me ligjin e ri propozohet që mësimi në vitin shkollor të realizohet nga 175 deri 180 ditë mësimore, që do të konfirmohet përmes Kalendarit të mësimit të cilin do ta aprovojë MASH-i”, tha ajo.

Me ndryshimet e ligjit për arsim, nuk duhet të ketë më shumë se dy nxënës me nevoja të veçanta në një klasë sepse, siç tha ministrja, kjo masë vendoset me qëllim që të shmanget izolimi i tyre në një klasë, si dhe mundësi për përfshirjen e tyre për zhvillim të procesit arsimorë.

Në shkollat fillore do të vendosen edhe programe për parandalimin e diskriminimit, dhunës dhe çfarëdo forme të sjelljes së devijuar.

“Nëse ndonjë nxënës përdorë gjuhë të urrejtjes, prindërit ose kujdestari  tij do të këshillohet. Jemi të vetëdijshëm se përveç nxënësve, duhet të ndryshohet edhe vetëdija e prindërve”, tha Deskoska.

Ligji parasheh edhe vlerësim të jashtëm për renditjen e shkollave fillore, kufizimin e kompetencave të drejtorëve të shkollave dhe një sërë masash tjerash të cilat janë pjesë e ligjit të ri i cili pritet të miratohet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Në vazhdim rrjedhë afati 30 ditor për dorëzimin e propozimeve në MASH.

Deskoska: Do të kemi zvogëlim të orëve dhe kontroll të librave shkollor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button