Sopranoja Inva Mula mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Arteve

Sopranoja shqiptare me renome ndërkombëtare, Inva Mula, gjatë qëndrimit në Tetovë, më 29 prill 2018, realizoi një takim me studentët e programit studimor të Solokëndimit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Artistja e njohur është mirëpritur nga studentët e Fakultetit të Arteve, të cilët u shprehën të kënaqur që kishin mundësi të realizojnë një MasterClass  me artisten shqiptare me famë botërore. Në këtë takim MasterClass, Inva Mula fillimisht ka ndjekur studentët gjatë interpretimit të disa pikave artistike, ndërkaq më pas ka dhënë vlerësimet e saj, sugjerimet e vyera që rrallëherë studentët kanë fatin t’i ndjekin nga një soprano që ka performuar në skenat gjigante të metropoleve më të njohura të kontinentit.

Qëndrimi në skenë, kontrolli i zërit gjatë interpretimit, ushtrimet e shpeshta, besimi në vetvete dhe rrëfimet për realizimet e suksesshme të dhjetëra koncerteve para mijëra artdashësve kudo në botë dhe përvojat artistike, ishin disa prej këshillave që sopranoja Inva Mula ua përcolli studentëve të Fakultetit të Arteve të UT-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button