Ftesa për NATO sërish nën “vulën” e Bukureshtit

Mediat greke i transmetojnë porositë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes rreth kushtit për ftesë të Maqedonisë në NATO, që është zgjidhja e çështjes së emrit.

“SHBA deri te IJRM: Së pari zgjidhja e çështjes së emrit, pastaj pranimi në NATO”. Me këtë titull mediat greke e transmetojnë porosinë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Mattis pas takimit të djeshëm me ministren maqedonase të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

“SHBA-të e afirmojnë vendimin e NATO-s në Bukuresht në 2008, Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim menjëherë sa të arrijë zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit me Greqinë. E përshëndesim punën tuaj me Greqinë për zgjidhjen e kësaj çështje dhe shpresoj se së shpejti do të ketë rezultat”, tha Mattis.

Një pjesë e mediave rikujtojnë se këtë qëndrim më parë e ka thënë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias duke shpjeguar se nga çfarë varet zgjidhja: Që të merr ftesë për NATO, duhet të ketë marrëveshje për egra omnes”.

Të njëjtat qëndrime Koxias i ka thënë edhe në intervistë për televizionin grek “Skaj”. Ai deklaroi se për herë të parë të dy vendet janë kaq afër marrëveshjes, por zgjidhja varet nga ajo se a do të pranojë Maqedonia emër edhe për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm.

“Ato thonë se nuk mund të kenë të njëjtin emër si jashtë”, ka thënë Koxias duke shpjeguar se si janë qëndrimet e maqedonasve.

I pyetur se a ekziston mundësi për “pranim të përkohshëm” të fqinjit verior në NATO nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, Koxias deklaroi se do të ishte problematike dhe se nuk do të pajtohej me këtë pa arritur marrëveshje.

Xhejms Mattis dhe Radmilla Shekerinska

Çmimi për konstruktivitet

Në të njëjtën kohë, një pesë e mediave analizojnë se a mundet që ndonjë prej pozitave greke në lidhje me zgjidhjen e emrit të jetë relativizuar nga Athina, para se gjithash për shkak arsyeve të brendshme pragmatike. I theksojnë edhe të dhënat se Greqia do të mundej ta bëjë “marrëveshje më lehtësuese për lehtësimin e borxheve, nëse në mënyrë pozitive merret me çështjen e emrit”. Sipas analizave konsiderohet se kjo mund të sjellë përparësi të madhe politke për qeverinë: poenë për shkak zgjidhjes së një problemi në politikat e jashtme, por edhe një liri të mbikëqyrjes së kreditorëve të ekonomisë greke që do të ishte “me frekuencë dhe përmbajtje krejtësisht të ndryshme për dallim të asaj në Portugali, Irlandë ose Qipro”.

Takim i ri në Selanik

Dy ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nesër dhe të premten do të marrin pjesë në forumin katërkëndësh ku do të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga Bullgaria dhe Shqipëria, transmeton Portalb.mk.

Pas takimit të fundit të Dimitrov dhe Koxias në Vjenë, ndërmjetësuesi i çështjes së emrit, Metju Nimic tha se të dy palët mbeten të përkushtuara në zgjidhjen e çështjes së emrit, pa dhënë detaje tjera rreth negociatave.

Kryeministri Zoran Zaev tha se procesi duhet të zhvillohet me kujdes, por edhe të tregohet kreativitet në gjetjen e zgjidhjes së emrit. Ai tha se ka mundësi për zgjidhjen e emrit gjatë hapjes së Kushtetutës për hyrje në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button