Aksion i KFOR-it për heqje të barrikadave, grumbullohen serbët

Ushtarët e KFOR-it kanë nisur sot një aksion për heqjen e barrikadës në fshatin Rudar të Zveçanit në Kosovë. Ky veprim ka alarmuar  strukturat ilegale serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kanë bërë thirrje popullatës serbe të grumbullohet.

Mediat serbe njoftojnë se turma serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës kanë shkuar në drejtim të Rudarit.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur vjet nga serbët, në fund të korrikut, kur forcat speciale të policisë së Kosovës, ROSU, u përpoqën të fusnin nën kontroll portat kufitare 1 e 31, përkatësisht pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Sipas njoftimeve të mediave të Beogradit sot rreth orës 11:00 një numër i madh serbësh ishin grumbulluar te Dudin Kërsh të Komunës së Zveçanit  sapo janë informuar se forca të KFOR-it ndodheshin tek barrikadat.
Njoftohet po ashtu se helikopterët po kontrollojnë hapësirën në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button