Mbi 100 të arrestuar pë dhunën e Një Majit në Francë

Policia franceze dërgoi në mbajtje 109 njerëz – një ditë pasi demonstrues të maskuar thyen dritare të dyqaneve dhe dogjën makina gjatë protestave të Një Majit në Paris.

Grupet anarkiste të ekstremit të djathtë i ndryshuan drejtimin një proteste paqësore kundër reformave të punës në sektorin publik, që ka ndërmarrë presidenti Emmanuel Macron, transmeton REL.

Policia tha se rreth 1,200 protestues të maskuar morën pjesën në demonstratën e Një Majit të sindikatave të punës.

Katër njerëz, përfshirë një polic, janë plagosur lehtë.

Autoritetet përdorën gazin lotsjellës dhe ujin, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button