Mohamed Salah futbollisti i vitit edhe në përzgjedhjen e gazetarëve

Sulmuesi i përfaqësueses së Egjiptit dhe ekipit anglez të Liverpoolit, Mohammed Salah (25), është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligën angleze dhe nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë (FWA), raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi i dytë i takoi mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ndërsa sulmuesi i Tottheham Harry Kane u shpall i treti.

Ylli egjiptian këtë sezon shënoi 31 gola në 34 paraqitje dhe është një nga pretendentët kryesorë për të fituar Këpucën e Artë.

Salah muajin e kaluar çmimin e njëjtë e mori edhe nga kolegët e tij. Kjo është hera e 15-të që nga ekzistenca e Premier Ligës që i njëjti lojtar të fiton të dy çmimet.

Që nga ardhja e tij në Anfield gjatë verës së kaluar, ai ka fascinuar botën e futbollit duke shënuar 43 gola këtë sezon dhe duke regjistruar 15 asistime. Në Ligën e Kampionëve të këtij viti, ai tundi dhjetë herë rrjetin e kundërshtarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button