Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mattis: Nuk duam të tërhiqemi nga Siria pa u arritur paqe

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk do të tëhriqen nga Siria pa u arritur paqe në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një bisedë me gazetarët në Pentagon, Mattis njoftoi se sot do të takohet me përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, për të diskutuar në lidhje me stabilitetin në vend.

“Thuajse të gjitha vendet në rajon janë të shqetësuara nga veprimet e Iranit atje. Ajo që nuk e duam është të tërhiqemi para se dilomatët të kenë arritur paqe, teksa fitojmë luftën në shesh duke i dhënë fund fizikisht dhe gjeografikisht kalifatit (DEASH-it). Së pari e fitoni luftën, pastaj edhe paqen”, deklaroi shefi i Pentagonit.

Ai tha se përderisa në njërën anë luftojnë DEASH-in, në anën tjetër përpiqen të arrijnë sukses në bisedimet e Gjenevës për Sirinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button