1 Maji, protestë në Shkup për përmbaruesit: Të zhbllokohen llogaritë e 50.000 qytetarëve

Fillon lufta klasore dhe qytetarët e ngrenë zërin kundër përmbaruesve, u tha në protestën e 1 Majit, i cili fillojë përpara ndërtesës së RTVM-së dhe Gjykatës Themelore, ndërkaq vazhdoi deri në Kuvendin e Maqedonisë, Ministrinë e Drejtësisë dhe mbaroi te Qeveria e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Kjo protestë është paralajmëruar në rrjetet sociale, ndërkaq ka marrë mbështetje edhe nga Konfederata e Organizatave Sindikale në Maqedoni, Shoqata “Tekstilues i Zëshëm” dhe shoqata “No Pasaran”.

Njëra nga organizatoret e protestës, Ana Gligirova, deklaroi se kërkojnë që të zhbllokohen të gjitha llogaritë e 50.000 qytetarëve, të bëhet harmonizim i vërtetë i ligjit të përmbaruesve me nevojat e qytetarëve dhe të kthehen noterët dhe përmbaruesit në korniza të gjykatave.

Në kryeqytetin e Maqedonisë, me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve janë mbajtur katër protesta paralele. Përskaj protestës për përmbaruesit, marshe protestuese janë organizuar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sindikata i Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) dhe partia “Levica”.

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale, tha se ajo që ka katër protesta të ndryshme është sinjal pozitiv se në të ardhmen është e mundshme që të bashkohen të gjithë organizatat dhe shoqatat të cilët kërkojnë të drejta për qytetarët dhe të punësuarit.

1 Maji, sot në Shkup po protestohet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button