Çaushidis: Kërkojmë kushte më të mira dhe rrogë më të mirë

Kërkojmë kushte më të mira dhe rrogë më të mirë, tha sot kryetarja e Sindikatit të Pavarur të gazetarëve dhe punëtorive mediale, Tamara Çaushidis para fillimit të protestës së 1 Majit, transmeton Portalb.mk.

“Disa vite të kaluara një pjesë e Sindikatave nuk u pajtuan që të heshtin, ishin nëpër rrugë. Sot përsëri janë në rrugë. Kemi marrë shumë premtime, por situata nuk u përmirësua”, theksoi Çaushidis para se të mblidhen të gjithë  protestuesit në shesh.

Në këtë protestë u bashkangjitën edhe Sindikati i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Sindikati i Shërbimit diplomatik të Maqedonisë si dhe Sindikati i Pavarur Akademik.

Pjesëmarrësit e protestës para Kuvendit të Maqedonisë u takuan me pjesëmarrsit tjerë të marshit protestues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button