Pas skandalit me ekskursionin, drejtoresha e shkollës së mesme të Negotinës dha dorëheqje

Drejtoresha e Shkollës së Mesme të Negotinës “Shën Kirili dhe Metodi”, Mença Zafirova për arsye morale ka dhënë dorëheqje pas ngjarjeve dhe akuzimeve në lidhje me ekskursionin e nxënësve në Itali, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Nga Shërbimi për Marrëdhënie me Opinionin të Komunës së Negotinës theksojnë se edhe përkundër bashkëpunimit të shkëlqyer dhe shumë projekte të filluar dhe realizuar me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin pa pengesë të procesit arsimorë në shkollë, drejtoresha Zafirova, edhe pse thuhet se nuk është fajtore e drejtpërdrejt për ngjarjet e ekskursionit, nga shkaqe morale te kryetari i komunës, Toni Dellkov ka dorëzuar dorëheqje me shkrim nga funksioni kryerës i detyrës drejtor.

Kryetari i Komunës Dellkov e ka pranuar e saj dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Ndryshe, ekskursioni i tyre u bë i njohur në opinionin pasi që dy nxënës të shkollës janë lënë në Itali si dhe ka pasur akuzime të tjera për vetë organizimin, por edhe për sjelljen e një pjese të nxënësve.

Këshilli i prindërve e ka akuzuar Agjencinë e cila e ka organizuar udhëtimin, rastin është duke e hetuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button